CeraVe - Blemish Control Gel
Merrni kontrollin e lëkurës tuaj, me gamën CeraVe Blemish Control!
Kjo formulë e butë eksfoliuese dhe hidratuese është vërtetuar se përmirëson strukturën dhe tonin e lëkurës dhe zvogëlon pamjen e poreve.
I përshtatshëm për lëkurë të prirur ndaj akneve. Targeton aknet dhe pikat e zeza, duke ndihmuar lëkurën të duket më e pastër. Ruan pamjen e shëndetshme të lëkurës me përdorim të përditshëm.
I lehtë, përthithet shpejt dhe hidraton deri në 24 orë. Formula përmban 3 Ceramide thelbësore dhe një përzierje të fuqishme eksfoliuese të acideve alfa dhe beta-hidroksi (AHA dhe BHA) duke përfshirë acidin glikolik, acidin laktik dhe 2% acid salicilik gjithashtu edhe Niacinamide, Glycerin & Hyaluronic Acid. Nuk është e e yndyrshme apo tharëse.
Numri i pikave të zeza duket i reduktuar deri në 45%
sipas një studimi klinik, 4 javë, 52 subjekte.
Numri i shenjave duket i reduktuar deri në 33%
sipas një studimi klinik, 8 javë, 52 subjekte.
PËRSHTATET ME LËKURËN:
PROBLEMATIKA QË TRAJTON:
Rekomandohet për përdorim në mbrëmje.
Pastroni plotësisht lëkurën përpara se të aplikoni këtë produkt, ju rekomandojmë të përdorni larësin Blemish Control Cleanser.
Shpërndani produktin në gishta dhe aplikojeni në të gjithë fytyrën ose përdoreni si trajtim të synuar në zonat e prekura. Gjithmonë ndiqni me mbrojtje SPF gjatë ditës – ju sugjerojmë CeraVe AM Facial Moisturizing Lotion SPF 50.
Për të parandaluar tharjen e tepërt të lëkurës, filloni me një aplikim çdo dy ditë dhe më pas rriteni deri në përdorimin e përditshëm ose dy herë në ditë, duke parë reagimin e lëkurës. Nëse krijon thatësi ose acarim zvogëloni aplikimin në një herë në ditë ose një herë në dy ditë.
Paralajmërim për djegien nga dielli: Ky produkt përmban një acid alfa-hidroksi (AHA) që mund të rrisë ndjeshmërinë e lëkurës tuaj ndaj diellit dhe veçanërisht mundësinë e djegies nga dielli. Përdorni krem kundër diellit dhe kufizoni ekspozimin në diell gjatë përdorimit të këtij produkti.
Aqua/water, Glycerin, Sodium Hydroxide, Glycolic Acid, Lactic Acid, Salicylic Acid, Niacinamide, Ceramide Np, Ceramide Ap, Ceramide Eop, Carbomer, Cetearyl Alcohol, Behentrimonium Methosulfate, Triethyl Citrate, Sodium Hyaluronate, Sodium Lauroyl Lactylate, Cholesterol, Chlorphenesin, Disodium Edta, Hydroxypropyl Guar, Caprylyl Glycol, Xanthan Gum, Phytosphingosine, Benzoic Acid
Vëmendje: Nëse jeni fillestarë, përpara përdorimit sugjerohet të kryeni një patch test për të shmangur ndonjë alergji të mundshme.