CeraVe

CeraVe - Skin Renewing Nightly Exfoliating Treatment

Serum eksfoliant AHA me një përzierje të acidit glikolik dhe laktik.

I zhvilluar me dermatologë, Skin Renewing Nightly Exfoliating Treatment është një serum AHA me një përzierje 5% të acidit glikolik dhe acidit laktik për eksfolim të butë për të ndihmuar në zbutjen e rrudhave e linjave të imëta, përshpejtimin e rinovimit të qelizave sipërfaqësore të lëkurës dhe largimin e qelizave të vdekura të lëkurës, pa shkaktuar skuqje.

Me përdorim të vazhdueshëm, lëkura duket më e shëndetshme, shkëlqimi përmirësohet dhe shenjat e plakjes si shfaqja e rrudhave, hiperpigmentimi, pikat e zeza dhe poret e zmadhuara reduktohen.

I fuqishëm, por i butë dhe i lehtë, ky serum AHA me shumë funksione është i formuluar me 3 ceramide thelbësore që punojnë së bashku për të bllokuar lagështinë e lëkurës dhe ndihmojnë në rivendosjen e barrierës mbrojtëse të lëkurës suaj, acidit hialuronik dhe ekstraktit të rrënjës së jamballit për të ndihmuar në ruajtjen e barrierës mbrojtëse të lëkurës.

Nxit menjëherë hidratimin dhe ndihmon në zbardhjen e dukshme dhe të njëtrajtshme të tonit të lëkurës pas 8 javësh përdorimi. Mbështet barrierën mbrojtëse të lëkurës, shumë kohë pasi të keni mbaruar aplikimin. Është jokomedogjen, pa aromë dhe i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme.

  • Menjëherë pas përdorimit: Lëkura ndihet më e lëmuar dhe e hidratuar intensivisht dhe duket më rrezatuese.
  • Pas 1 dite: Lëkura ndihet më e butë, e freskët dhe e rehatshme.
  • Pas 1 jave: Toni i lëkurës duket më i njëtrajtshëm, poret duken të minimizuara dhe shenjat e lodhjes reduktohen dukshëm.
  • I lehtë për t'u aplikuar dhe përthithet shpejt, pa ndjesi yndyre ose ngjitjeje në lëkurë.

PËRSHTATET ME LËKURËN:

  • E thatë
  • E yndyrshme
  • Mikse
  • Normale
  • Sensitive

PROBLEMATIKA QË TRAJTON:

  • Hiperpigmentim
  • Lëkurë pa gjallëri
  • Pika të zeza
  • Pore
  • Teksturë

Aplikojeni në mënyrë të barabartë në fytyrë çdo mbrëmje, pas pastrimit. Aplikoni një pompë në majat e gishtave, më pas shpërndajeni në mënyrë të barabartë në fytyrë dhe masazhojeni derisa të përthithet plotësisht. Mund të përdoret vetëm ose pasuar nga një hidratues. Shmangni zonën e syve dhe buzët. Nëse ka kontakt me sytë, shpëlajeni tërësisht me ujë. Ruani në një vend të freskët dhe të errët.
Përpara përdorimit për herë të parë, mund t'ju duhet të mbushni pompën duke e shtypur plotësisht 5-6 herë.

PARALAJMËRIMI PËR DJEGJE NGA DIELLI: Ky produkt përmban një acid alfa hidroksi (AHA) që mund të rrisë ndjeshmërinë e lëkurës tuaj ndaj diellit dhe veçanërisht mundësinë e djegies nga dielli. Përdorni krem kundër diellit, vishni veshje mbrojtëse dhe kufizoni ekspozimin ndaj diellit gjatë përdorimit të këtij produkti dhe për një javë më pas.

Aqua / Water / Eau, Glycerin, Cetearyl Ethylhexanoate, Cetearyl Alcohol, Dimethicone Lycolic Acid, Lactic Acid, Sodium Hydroxide, Dipotassium Glycyrrhizate, Polyacrylate Crosspolymer-6 , Ceramide Np, Ceramide Ap, Ceramide Eop, Carbomer, Cetearyl Glucoside, Behentrimonium Methosulfate, Triethyl Citrate, Sodium Hyaluronate, Sodium Lauroyl Lactylate, Cholesterol, Phenoxyethanol, Phenylethyl Resorcinol, Isopropyl Myristate, Caprylyl Glycol, Citric Acid, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Xanthan Gum, Phytosphingosine, Benzoic Acid

Vëmendje: Nëse jeni fillestarë, përpara përdorimit sugjerohet të kryeni një patch test për të shmangur ndonjë alergji të mundshme.