Kérastase - Elixir Ultime L'huile Original
Elixir Ultime L'huile Original jep shkëlqim që reflekton, butësi të dukshme dhe ushqim për të gjitha llojet e flokëve, përfshirë flokët pa jetë. Vaji i gjithanshëm i flokëve, funksionon si një trajtim për të zbërthyer, si një vaj para tharjes për të siguruar mbrojtje ndaj nxehtësisë 230°C, si vaj stilues për të minimizuar frizz ose si një prekje për të shtuar shkëlqimin e menjëhershëm.
Formula luksoze është e mbushur me kamelian e egër franceze, e korrur me dorë në Francë, së bashku me vajin ushqyes të arganit. I lehtë dhe i mbushur me parfumin ikonik Kérastase, ky vaj, ofron një përvojë fantastike duke ngritur në një nivel tjetër rutinën tuaj të kujdesit për flokët!
Rezultatet pas testimit tregojnë se Elixir Ultime L'huile Original mundëson:
- Deri në 2 herë flokë më të shndritshëm për 48H.
- Deri në 70% butësi e menjëhershme.
- Deri në 4 ditë kundër frizz.
PROBLEMATIKA QË TRAJTON:
Aplikoni 2-4 pompa në varësi të gjatësisë së flokëve përgjatë gjatësisë dhe majave të flokëve, të thatë ose të tharë me peshqir. Stiloni sipas dëshirës.
Mund të aplikohet gjithashtu në mënyrat e mëposhtme:
Para larjes: Aplikojeni në flokë të krehur dhe shpëlajeni përpara se të aplikoni shampon për të hequr papastërtitë.
Pas tharjes: Përdoreni produktin pas tharjes me ajër dhe stilimit me nxehtësi, për shkëlqim të shtuar.
Në maja: Punoni në majat e flokëve për të kontrolluar thyerjet dhe stilin.
Touch-up: Aplikoni një pikë në skaje dhe lëreni gjatë gjithë ditës për një prekje shkëlqimi sipas nevojës.
Isododecane, Dimethicone, Dimethiconol, Camellia Oleifera Seed Oil, Zea Mays Germ Oil / Corn Germ Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Sclerocarya Birrea Seed Oil, Pentaclethra Macroloba Seed Oil , Caprylic/Capric Triglyceride, Camelina Sativa Seed Oil, Linalool, Alpha-Isomethyl Ionone, Limonene, Coumarin, Benzyl Alcohol, Camellia Japonica Flower Extract, Phyllanthus Emblica Fruit Extract, Tocopherol, Parfum / Fragrance.
Vëmendje: Nëse jeni fillestarë, përpara përdorimit sugjerohet të kryeni një patch test për të shmangur ndonjë alergji të mundshme.