The Ordinary

The Ordinary - Alpha Arbutin 2% + HA

Alpha Arbutin 2% + HA është një serum me bazë uji i krijuar posaçërisht për të targetuar tonin e pabarabartë të lëkurës dhe për të përmirësuar dukshëm pigmentimin. Ai kombinon një përqendrim të lartë të alfa arbutinës së pastër, një përbërës i njohur për ndriçimin e lëkurës, me acidin hialuronik.

Alfa-arbutin punon për të zbehur njollat e errëta dhe njehsuar tonin e pabarabartë të lëkurës. Ndërkohë, acidi hialuronik ndihmon në mbështetjen e përthithjes së produktit në lëkurë.

Shënim: Përbërësi Alpha Arbutin është i prirur ndaj degradimit në prani të ujit nëse pH i formulimit nuk është ideal. pH i serumit tonë Alpha Arbutin 2% + HA ka treguar që është pH më i përshtatshëm për të minimizuar degradimin e Alpha Arbutin.

Ne jemi të vetëdijshëm për ndryshimet e mundshme të ngjyrave të produktit tonë Alpha Arbutin. Kjo është një dukuri natyrore, ku përbërës të caktuar në produkt mund të ndryshojnë ngjyrën kur ekspozohen ndaj dritës së diellit ose temperaturës së rritur. Testimi ka treguar se profili i efikasitetit dhe sigurisë së përbërësit aktiv mbetet i qëndrueshëm.

PËRSHTATET ME LËKURËN:

  • E thatë
  • E yndyrshme
  • Mikse
  • Normale
  • Sensitive

PROBLEMATIKA QË TRAJTON:

  • Dehidratim
  • Hiperpigmentim
  • Shenja nga aknet

Aplikoni disa pika në fytyrë në mëngjes dhe në mbrëmje. Përdorni mbrojtje nga dielli gjatë ditës.

Nëse shfaqet acarim, shpëlajeni, ndërprisni përdorimin dhe konsultohuni me një mjek. Përdoreni vetëm sipas udhëzimeve në lëkurë të padëmtuar. Mbajeni larg fëmijëve!

Aqua (Water), Alpha-Arbutin, Polyacrylate Crosspolymer-6, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Propanediol, PPG-26-Buteth-26, PEG-40 Hydrogenated Castor Oil, Lactic Acid, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Ethoxydiglycol, Phenoxyethanol, Chlorphenesin.

Vëmendje: Nëse jeni fillestarë, përpara përdorimit sugjerohet të kryeni një patch test për të shmangur ndonjë alergji të mundshme.