Bioderma

Bioderma - Sensibio H2O

 

Ujë mishelar për pastrim dhe heqjen e grimit në lëkurë të ndjeshme.

I përbërë nga mishela me veti të shkëlqyera pastruese dhe heqëse make-up, Sensibio H2O pastron thellësisht fytyrën në mëngjes dhe në mbrëmje, duke parandaluar kështu ndotësit që mund të përkeqësojnë ndjeshmërinë e lëkurës nga depërtimi në të. Teknologjia mishelare e zhvilluar nga laboratorët e Bioderma, është frymëzuar nga lipidet qelizore që gjenden në lëkurë.

Në harmoni të përsosur me lëkurën, Sensibio H2O ruan barrierën natyrale mbrojtëse. I formuluar me një pH fiziologjik prej rreth 5.5, respekton ekuilibrin biologjik të lëkurës, i cili është thelbësor për të mbajtur lëkurën e shëndetshme dhe zbut e parandalon rreziqet pro-inflamatore.

Sensibio H2O përmban ujë me cilësi farmaceutike. Ai përmban gjithashtu një kompleks prej 3 sheqernash biomimetikë qetësues që parandalojnë procesin inflamator.

Përzgjedhja e kujdesshme e përbërësve siguron tolerancë të përsosur dhe garanton që çdo gjurmë e mbetur e produktit në lëkurë nuk paraqet rrezik dëmtimi.

  • Pastron lëkurën nga papastërtitë dhe grimcat.
  • Largon grimin lehtësisht nga fytyra dhe sytë.
  • Qetëson lëkurën & parandalon rrezikun e reaksionit.
  • Ruan ekuilibrin natyral të lëkurës.
  • Nuk ka nevojë për shpëlarje.
  • Pa aromatizues.

PËRSHTATET ME LËKURËN:

  • E thatë
  • Normale
  • Sensitive

Lagni një cottonpad me Sensibio H2O. Pastroni butësisht dhe/ose hiqni make-up-in nga fytyra juaj. Nuk ka nevojë të shpëlahet.

Aqua/Water/Eau, Peg-6 Caprylic/Capric Glycerides, Fructooligosaccharides, Mannitol, Xylitol, Rhamnose, Cucumis Sativus (Cucumber) Fruit Extract, Propylene Glycol, Cetrimonium Bromide, Disodium Edta. [Bi 446]

Vëmendje: Nëse jeni fillestarë, përpara përdorimit sugjerohet të kryeni një patch test për të shmangur ndonjë alergji të mundshme.