Eucerin

Eucerin - AtoControl Lotion

Një locion trupi për përdorim të përditshëm me Licochalcone A dhe Ceramide për t'u kujdesur për lëkurën atopike i cili hidraton dhe qetëson kruajtjen e lëkurës.

Lëkura atopike është e thatë, e irrituar dhe me kruajtje. Kjo kruajtje shkakton gërvishtje të cilat sjellin ciklin kruajtje-gërvishtje. Simptomat përkeqësohen dhe mund të pengojnë një gjumë të mirë gjatë natës dhe të kenë një ndikim negativ në cilësinë e jetës.

Eucerin AtoControl Body Care Lotion është një locion trupi për përdorim të përditshëm që është formuluar posaçërisht për të qetësuar dhe hidratuar intensivisht lëkurën e irrituar dhe me kruajtje. Locioni që përthithet lehtësisht, ujë në vaj, është i pasuruar me licochalcone A qetësues, ceramide dhe vajra omega për të forcuar barrierën e lëkurës, për të lehtësuar thatësinë dhe kruajtjen dhe për të zgjatur periudhën midis irritimeve të dermatitit atopik.
Me aplikim të rregullt, gjendja e lëkurës përmirësohet dukshëm dhe lëkura ndihet e butë dhe e lëmuar. I përshtatshëm për të rriturit, fëmijët dhe foshnjat mbi tre muaj.

PËRSHTATET ME LËKURËN:

PROBLEMATIKA QË TRAJTON:

  • Dehidratim
  • Dermatitis
  • Ekzemë & Psoriazë
  • Kruajtje
  • Skuqje & irritim

Aplikojeni çdo ditë sa herë të nevojitet.

Aqua, Glycerin, Paraffinum Liquidum, Vitis Vinifera Seed Oil, Oenothera Biennis Oil, Octyldodecanol, PEG-7 Hydrogenated Castor Oil, Dimethicone, Glycyrrhiza Inflata Root Extract, Ceramide NP, Tocopherol, Ozokerite, Sorbitan Isostearate, Methoxy PEG-22Dodecyl Glycol Copolymer, PEG-45Dodecyl Glycol Copolymer, PEG-2 Hydrogenated Castor Oil, Hydrogenated Castor Oil, Ascorbyl Palmitate, Citric Acid, Sodium Citrate, Magnesium Sulfate, BHT, 1,2-Hexanediol, Phenoxyethanol, Potassium Sorbate

Vëmendje: Nëse jeni fillestarë, përpara përdorimit sugjerohet të kryeni një patch test për të shmangur ndonjë alergji të mundshme.