The Ordinary

The Ordinary - The Resurface & Hydrate Set

Një dyshe serumesh në miniaturë (ideale për përdoruesit fillestarë të The Ordinary), e cila ofron eksfolim dhe hidratim të avancuar, për të ndriçuar dhe lëmuar lëkurën.

Ky set përmban:

  • AHA 30% + BHA 2% Peeling Solution 15ml
  • Hyaluronic Acid 2% + B5 (with Ceramides) 15ml

Seti Resurface & Hydrate ofron një kombinim plotësues të formulimeve në miniaturë, të përshtatshme për udhëtime për eksfolim të avancuar dhe hidratim të qëndrueshëm.

AHA 30% + BHA 2% Peeling Solution është një maskë e nivelit të avancuar që eksfolon shtresa të shumta të sipërfaqes së lëkurës për lëkurë më të shndritshme dhe më të njëtrajtshme. Me ndihmën e acideve alfa-hidroksi dhe acideve beta-hidroksi, ky peeling në shtëpi ndihmon edhe në strukturën e lëkurës, pastron bllokimin e poreve dhe përmirëson pamjen e tonit të pabarabartë të lëkurës.

Hyaluronic Acid 2% + B5 është serumi ynë më i pëlqyer i hidratimit, që ofron hidratim dhe mbushje të menjëhershme. Formulimi i lehtë përmban pesë forma të acidit hialuronik, pro-vitaminë b5 dhe ceramide, dhe ndihmon në rimbushjen e niveleve të hidratimit të lëkurës, duke ndihmuar gjithashtu lëkurën të mbajë lagështinë për të rimbushur lëkurën e thatë dhe të dehidratuar.

PËRSHTATET ME LËKURËN:

  • E thatë
  • E yndyrshme
  • Mikse
  • Normale
  • Sensitive

PROBLEMATIKA QË TRAJTON:

  • Dehidratim
  • Pore
  • Teksturë

Pas pastrimit me pastruesin tuaj të preferuar, një herë në mbrëmje aplikoni një shtresë të hollë me AHA 30% + BHA 2% dhe lëreni të veprojë deri në 10 minuta. Pas shpëlarjes, ndiqni me disa pika Acid Hialuronik 2% + B5 dhe përfundoni regjimin tuaj me hidratuesin tuaj të preferuar. Gjatë ditës përdorni krem dielli!

Nëse shfaqet acarim, shpëlajeni, ndërprisni përdorimin dhe konsultohuni me një mjek. Përdoreni vetëm sipas udhëzimeve në lëkurë të padëmtuar. Këshillohet patch test përpara përdorimit. Mbajeni larg fëmijëve.