5 produkte që duhet të provoni nga The Ordinary!

5 produkte që duhet të provoni nga The Ordinary!

Sep 21, 2022

Dëshironi të prezantoni produktet e The Ordinary në rutinën tuaj por nuk dini nga ta filloni?
Ja cfarë ju sugjerojmë:

#1 Niacinamide 10% + Zinc 1%

 The Ordinary - Niacinamide 10% + Zinc 1% 30ml   Fantastic Look Albania Tirana

Niacinamide 10% + Zinc 1% është një nga produktet më të përfolur, të shitur dhe të pëlqyer nga The Ordinary! Shumë përdorues janë super të kënaqur me përfitimet që Niacinamide 10% + Zinc 1% sjell. I shkëlqyer për të reduktuar prodhimin e yndyrës, zvogëluar poret dhe për të ulur inflamacionin në lëkurë!

#2 AHA 30% + BHA 2%

AHA 30% + BHA 2% Exfoliating Peeling Solution ka bërë bujë në skenën e kujdesit të lëkurës (për arsye të mira dhe të këqija). Por nëse e përdorni produktin në mënyrë korrekte, mund të shihni vërtet disa përfitime! Shfrytëzoni shpërblimet e AHA dhe BHA për të pastruar poret, për të ndriçuar lëkurën dhe për të minimizuar shenjat e moshës!

#3 Hyaluronic Acid 2% + B5

The Ordinary - Hyaluronic Acid 2% + B5 30ml   Fantastic Look Albania Tirana

Hyaluronic Acid 2% + B5 - hidratim pa kosto! Kjo është ajo që ne duam nga The Ordinary, apo jo? Shumë thjesht, vetëm përbërës të pastër pa një çmim të rëndë! Dhe ky serum ofron pikërisht atë që thotë, acidin hialuronik për të tërhequr dhe bllokuar lagështinë dhe për ta mbajtur lëkurën të butë e të zhdërvjellët!
 

#4 Salicylic Acid 2% Masque

Salicylic Acid 2% Masque përmban acid salicilik që lufton aknet dhe pastron thellë poret. Për të mos thënë se ka edhe kaolin dhe qymyr, kundërshtarët më të fuqishëm kundër sebumit dhe papastërtive. Kjo maskë është një mënyrë e shkëlqyer për të barazuar strukturën, për të ndihmuar lëkurën pa gjallëri dhe për ta lënë atë të lëmuar. 

#5 Azelaic Acid Suspension 10%

The Ordinary - Azelaic Acid Suspension 10% 30ml   Fantastic Look Albania Tirana

Azelaic Acid Suspension 10% është një tjetër produkt të cilin klientët e The Ordinary e duan shumë! Ndihmon me skuqjen, aknet, strukturën dhe më shumë! Një produkt i mrekullueshëm dhe miqësor me portofolin nga The Ordinary për ta provuar.

Klikoni këtu për të parë më shumë nga produktet e jashtëzakonshme të The Ordinary!



Më shumë artikuj

Komente (0)

Nuk ka komente për këtë artikull.

Lër një koment

Ju lutemi vini re: komentet duhet të miratohen përpara se të publikohen