K18 - Molecular Repair Hair Oil 30ml
Vaj riparues për flokë të dëmtuar dhe me frizz.
K18 Molecular Repair Hair Oil është një vaj ultra i lehtë që ndihmon në riparimin e dëmtimeve, forcimin e fibrës dhe kontrollin e frizz-it pa i rënduar flokët. Formula vepron si në brendësi të flokut, ashtu edhe në sipërfaqe, duke përmirësuar butësinë, lëmueshmërinë dhe shkëlqimin.
I formuluar me K18PEPTIDE™, squalane, hemisqualane, vaj luledielli dhe vaj avocado, vaji ndihmon në riparimin e dëmtimeve në nivel molekular, forcimin e barrierës së lagështisë dhe mbrojtjen e flokëve nga nxehtësia. Flokët mbeten më të butë, më të lëmuar dhe me më pak frizz.
- Për të gjitha llojet dhe teksturat e flokëve
- Ndihmon në riparimin e dëmtimeve në nivel molekular
- Kontrollon frizz-in deri në 24 orë
- Ofron deri në 104% më shumë shkëlqim
- Ndihmon në reduktimin e majave dyshe deri në 78%
- Mbron flokët nga nxehtësia deri në 232°C
- Me K18PEPTIDE™ për riparimin dhe forcimin e fibrës
- Me squalane dhe hemisqualane për ruajtjen e lagështisë dhe kontrollin e frizz-it
- Me vaj luledielli dhe vaj avocado për ushqyerje, butësi dhe mbrojtje termike
- Formulë shumë e lehtë që nuk i rëndon flokët
PROBLEMATIKA QË TRAJTON:
- Frizz
- Flokë pa shkëlqim
- Flokë të dëmtuar
Aplikoni 1–3 pika në flokë të lagur dhe të tharë me peshqir, nga mesi i gjatësisë drejt majave.
Për përfitime riparuese nga K18PEPTIDE™, prisni 4 minuta përpara stilimit.
Mund të aplikoni edhe 1–3 pika në flokë të thatë si hap përfundimtar për më shumë shkëlqim, lëmueshmëri dhe kontroll të frizz-it.
Përdoreni çdo ditë ose sipas nevojës.
Caprylyl Caprylate/Caprate, Squalane, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Oil, C13-15 Alkane, Undecane, Benzyl Alcohol, Tridecane, Castor Isostearate Succinate, Propanediol, sh-Oligopeptide-78, Fragrance (Parfum), Tocopherol, Cinnamal, Hexyl Cinnamal, Limonene, Linalool.