Politika e privatësisë

Data e hyrjes në fuqi: 01/2024

1. Hyrje

Health And Beauty Distribution sh.p.k., me NIPT M32204044N, me adresë Rruga Fortuzi, 66/2, respekton privatësinë e klientëve dhe angazhohet të mbrojë të dhënat personale në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe legjislacionin tjetër në fuqi.

Kjo Politikë shpjegon se çfarë të dhënash mbledhim, si i përdorim, sa kohë i ruajmë dhe cilat janë të drejtat tuaja.

2. Çfarë të dhënash mbledhim

Kur kryeni një porosi në website, mund të mbledhim:

  • Emrin dhe mbiemrin;
  • Adresën e dorëzimit;
  • Qytetin;
  • Numrin e telefonit;
  • Adresën e email-it;
  • Produktet e porositura;
  • Informacion mbi pagesën (COD ose pagesë online);
  • Adresën IP dhe të dhëna teknike të nevojshme për funksionimin e website-it.

Ne nuk ruajmë dhe nuk kemi akses në të dhënat e kartës suaj bankare!

3. Pse i përpunojmë të dhënat

Të dhënat personale përdoren për:

  • përpunimin dhe dorëzimin e porosive;
  • komunikimin me klientët lidhur me porositë;
  • ofrimin e shërbimit ndaj klientit;
  • përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe fiskale;
  • parandalimin e mashtrimeve dhe garantimin e sigurisë së platformës;
  • dërgimin e komunikimeve promocionale vetëm nëse keni dhënë pëlqimin tuaj.

4. Baza ligjore e përpunimit

Përpunimi i të dhënave bazohet në:

  • ekzekutimin e kontratës së shitjes;
  • përmbushjen e detyrimeve ligjore;
  • interesin legjitim për garantimin e sigurisë dhe administrimit të biznesit;
  • pëlqimin tuaj, kur kërkohet nga ligji (p.sh. newsletter).

5. Me kë mund të ndahen të dhënat

Të dhënat mund të ndahen vetëm kur është e nevojshme me:

  • Platformen e website psh: Wix, Wordpress ose Shopify, për administrimin e dyqanit online dhe përpunimin e porosive;
  • ofruesit e shërbimeve të pagesave online psh. Bankat;
  • kompaninë postare për dorëzimin e porosive;
  • autoritetet publike, kur kjo kërkohet nga legjislacioni në fuqi.

Ne nuk shesim dhe nuk tregtojmë të dhënat tuaja personale.

6. Transferimi ndërkombëtar i të dhënave

Disa nga ofruesit tanë të shërbimeve, si Shopify, mund të përpunojnë të dhëna personale në vende jashtë Republikës së Shqipërisë. Në këto raste zbatohen masat e duhura për mbrojtjen e të dhënave, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

7. Ruajtja e të dhënave

Të dhënat personale ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për përmbushjen e qëllimeve për të cilat janë mbledhur ose sipas detyrimeve ligjore.

Në përgjithësi:

  • të dhënat e porosive ruhen sipas afateve të kërkuara nga legjislacioni fiskal;
  • të dhënat e newsletter ruhen deri në momentin kur çregjistroheni;
  • komunikimet ruhen për aq kohë sa janë të nevojshme për ofrimin e shërbimit.

8. Siguria e të dhënave

Ne zbatojmë masa teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave personale, duke përfshirë kontrollin e aksesit, autentikimin me dy faktorë (2FA), enkriptimin e komunikimeve dhe kufizimin e aksesit vetëm për personat e autorizuar.

9. Të drejtat tuaja

Në përputhje me ligjin, ju keni të drejtë të:

  • kërkoni informacion mbi të dhënat që përpunojmë;
  • kërkoni korrigjimin e të dhënave të pasakta;
  • kërkoni fshirjen e të dhënave kur lejohet nga ligji;
  • kërkoni kufizimin e përpunimit;
  • kundërshtoni përpunimin në rastet e parashikuara nga ligji;
  • tërhiqni pëlqimin tuaj për komunikime marketingu në çdo kohë;

10. Cookies

Website përdor cookies të nevojshme vetëm për funksionimin e platformës Shopify. Këto cookies mundësojnë funksione si shporta e blerjeve, hyrja në llogari dhe siguria e sesionit.

11. Kontakt

Për çdo pyetje ose kërkesë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale mund të na kontaktoni:

Health And Beauty Distribution sh.p.k.

Adresa: Rruga Fortuzi, 66/2

Email: info@hbd.al

Telefon: 0696055504