Termat & Kushtet

Mirë se vini në Fantastic Look, në pronësi të Health And Beauty Distribution sh.p.k., NIPT: M32204044N, me adresë Rruga Fortuzi 66/2, Tiranë, Shqipëri.

Duke përdorur këtë website ose duke kryer një porosi, ju pranoni të respektoni këto Kushte dhe Terma të Përdorimit. Nëse nuk pajtoheni me to, ju lutemi mos përdorni website-in ose shërbimet tona.

1. Informacioni mbi kompaninë

Ky website operohet nga Health And Beauty Distribution sh.p.k., e cila tregton produkte kozmetike, produkte për kujdesin e flokëve, lëkurës dhe produkte të tjera të bukurisë.

2. Pranimi i porosive

Paraqitja e produkteve në website nuk përbën ofertë detyruese për shitje.

Fantastic Look rezervon të drejtën të pranojë ose të refuzojë çdo porosi për arsye të ligjshme, duke përfshirë por pa u kufizuar në:

  • mungesë stoku;
  • gabime teknike ose tipografike;
  • çmime të publikuara gabimisht;
  • dyshime për mashtrim ose përdorim të paautorizuar të metodave të pagesës;
  • përdorim të padrejtë të kodeve promocionale;
  • shkelje të këtyre Kushteve.

Dërgimi i emailit automatik të konfirmimit të porosisë nuk nënkupton domosdoshmërisht pranimin përfundimtar të saj nga Fantastic Look.Në rast anulimi të një porosie të paguar paraprakisht, pagesa rimbursohet plotësisht.

3. Disponueshmëria e produkteve

Disponueshmëria e produkteve mund të ndryshojë në çdo moment.

Shtimi i një produkti në shportë nuk garanton rezervimin e tij. Produkti konsiderohet i rezervuar vetëm pas përfundimit me sukses të porosisë.

Në rast se një produkt nuk është më në stok pas kryerjes së porosisë, Fantastic Look rezervon të drejtën ta anulojë porosinë dhe të rimbursojë menjëherë shumën e paguar.

4. Çmimet

Të gjitha çmimet në website janë në Lekë (ALL) dhe përfshijnë TVSH.  Për përdoruesit që e aksesojnë website-in nga Kosova, çmimet mund të shfaqen në Euro (EUR).

Fantastic Look rezervon të drejtën të ndryshojë çmimet në çdo kohë pa njoftim paraprak.

Në rast të një gabimi teknik ose njerëzor që rezulton në publikimin e një çmimi të pasaktë, Fantastic Look rezervon të drejtën të anulojë porosinë edhe nëse ajo është konfirmuar, duke njoftuar klientin dhe duke kryer rimbursimin e plotë, nëse pagesa është realizuar.

5. Pagesat

Pranohen metodat e mëposhtme të pagesës:

  • Pagesë online me kartë bankare.
  • Pagesë në dorë gjatë dorëzimit (Cash on Delivery), kur kjo metodë është e disponueshme.

Fantastic Look nuk ka akses dhe nuk ruan numrat e kartave bankare, kodet CVV ose të dhëna të tjera të ndjeshme të pagesës. Pagesat online përpunohen përmes infrastrukturës së sigurt të Shopify dhe ofruesve të autorizuar të shërbimeve të pagesave.

6. Kodet promocionale

Kodet promocionale mund të kenë kushte specifike përdorimi.

Fantastic Look rezervon të drejtën të anulojë ose korrigjojë një porosi nëse:

  • një kod është përdorur gabimisht;
  • kodi nuk është i destinuar për klientin përkatës;
  • kodi është përdorur në kundërshtim me kushtet e tij;
  • ka ndodhur një gabim teknik gjatë aplikimit të zbritjes.

7. Llogaritë e klientëve

Krijimi i një llogarie është opsional.

Klientët mund të kryejnë porosi edhe si Guest Checkout.

Autentikimi realizohet përmes një kodi të dërguar në adresën e emailit të klientit.

Klienti është përgjegjës për ruajtjen e sigurisë së adresës së tij të emailit.

8. Mosha minimale

Porositë në website mund të kryhen vetëm nga persona që kanë mbushur moshën 18 vjeç.

Edhe pse disa produkte mund të përdoren nga persona nën 18 vjeç, Fantastic Look nuk i drejton aktivitetet e tij tregtare apo marketingun ndaj të miturve.

9. Transporti

Kushtet që lidhen me dorëzimin e porosive rregullohen nga dokumenti Shipping Policy, i cili është pjesë përbërëse e këtyre Kushteve.

10. Kthimet dhe rimbursimet

Kthimet dhe rimbursimet rregullohen nga Returns & Refund Policy, e cila është pjesë përbërëse e këtyre Kushteve.

11. Përshkrimet e produkteve

Fantastic Look bën përpjekje të arsyeshme që informacioni mbi produktet të jetë i saktë. Megjithatë, prodhuesit mund të ndryshojnë formulat, paketimin, përbërësit ose specifikimet pa njoftim paraprak.

Klienti duhet gjithmonë të lexojë informacionin dhe etiketën e produktit përpara përdorimit.

12. Fotografitë e produkteve

Fotografitë përdoren vetëm për qëllime ilustruese.

Për shkak të ndryshimeve në paketim nga prodhuesit, ndriçimit fotografik ose ekranit të përdoruesit, produkti i dorëzuar mund të ketë ndryshime të vogla vizuale nga fotografia e publikuar.

13. Përbërësit dhe alergjitë

Fantastic Look publikon listën e përbërësve (INCI) në faqen e çdo produkti, bazuar në informacionin e disponueshëm nga prodhuesit. Klienti mbetet përgjegjës të verifikojë përbërësit përpara përdorimit, veçanërisht nëse vuan nga alergji ose ndjeshmëri ndaj përbërësve të caktuar.

Fantastic Look nuk mban përgjegjësi për reaksione alergjike, intoleranca ose efekte individuale që lidhen me ndjeshmërinë personale të përdoruesit.

14. Rezultatet e produkteve

Rezultatet e përdorimit të produkteve kozmetike ndryshojnë nga një person te tjetri. Fantastic Look nuk garanton rezultate identike për çdo përdorues.

Produktet duhet të përdoren vetëm sipas udhëzimeve të prodhuesit. Fantastic Look nuk mban përgjegjësi për dëme që rrjedhin nga përdorimi i gabuar, përdorimi për qëllime të tjera nga ato të parashikuara ose mosrespektimi i udhëzimeve të përdorimit.

15. Abuzimi me sistemin e porosive

Fantastic Look rezervon të drejtën të kufizojë ose refuzojë porosi të ardhshme nga klientë që në mënyrë të përsëritur:

  • refuzojnë porositë pa njoftim;
  • nuk përgjigjen ndaj tentativave të arsyeshme të kontaktit;
  • kryejnë porosi pa qëllim marrjen e tyre;
  • shkaktojnë kosto ose pengesa të pajustifikuara në aktivitetin e kompanisë.

Fantastic Look rezervon të drejtën të kërkojë parapagesë për porositë e ardhshme të klientëve që kanë abuzuar në mënyrë të përsëritur me sistemin e porosive.

Fantastic Look rezervon gjithashtu të drejtën të bllokojë përkohësisht ose përgjithmonë përdorimin e metodës së pagesës “Cash on Delivery” për klientë që kanë abuzuar në mënyrë të përsëritur me sistemin e porosive.

Në rastet kur ekziston dyshim i arsyeshëm për mashtrim ose veprim tjetër të paligjshëm, Fantastic Look rezervon të drejtën të ruajë dokumentacionin përkatës dhe t’ia referojë rastin autoriteteve kompetente në përputhje me legjislacionin në fuqi.

16. Përdorimi i website-it

Ndalohet:

  • përdorimi i website-it për qëllime të paligjshme;
  • ndërhyrja në funksionimin teknik të faqes;
  • përdorimi i automatizuar i sistemeve që dëmtojnë funksionimin normal të website-it;
  • tentativat për akses të paautorizuar në sistemet tona.

17. Komentet dhe përmbajtja e përdoruesve

Fantastic Look rezervon të drejtën të moderojë ose të fshijë komente, vlerësime ose përmbajtje të publikuar nga përdoruesit që:

  • përmban fyerje ose gjuhë të papërshtatshme;
  • përmban informacion të pavërtetë ose mashtrues;
  • cenon të drejtat e personave të tretë;
  • përmban reklama ose spam;
  • bie ndesh me legjislacionin në fuqi.

18. Pronësia intelektuale

Përveç markave tregtare dhe materialeve që janë pronë e prodhuesve përkatës, i gjithë dizajni i website-it, struktura, përkthimet, tekstet, përshkrimet, grafikat, logot e Fantastic Look, bannerat, materialet promovuese dhe çdo përmbajtje tjetër e krijuar nga Fantastic Look mbrohen nga legjislacioni për të drejtën e autorit.

Riprodhimi, kopjimi, publikimi ose përdorimi i tyre pa autorizim paraprak me shkrim ndalohet. Ndalohet përdorimi i automatizuar (scraping), kopjimi masiv ose ripublikimi i përmbajtjes së website-it pa autorizim paraprak me shkrim. Kjo përfshin edhe përdorimin e përmbajtjes për trajnimin e sistemeve të inteligjencës artificiale, bazave të të dhënave ose motorëve të kërkimit, pa autorizimin paraprak me shkrim të Fantastic Look, për aq sa lejohet nga legjislacioni në fuqi.

19. Kufizimi i përgjegjësisë

Fantastic Look synon ta mbajë website-in funksional në çdo kohë. Megjithatë, nuk garantohet që website-i do të jetë gjithmonë i disponueshëm pa ndërprerje ose pa gabime teknike. Kompania rezervon të drejtën të ndërpresë përkohësisht funksionimin e website-it për mirëmbajtje, përditësime ose arsye të tjera teknike.

Fantastic Look nuk mban përgjegjësi për:

  • ndërprerje të përkohshme të funksionimit të website-it;
  • vonesa të shkaktuara nga korrierët;
  • vonesa të shkaktuara nga rrethana jashtë kontrollit të kompanisë;
  • dëme që rrjedhin nga përdorimi i gabuar i produkteve;
  • mosrespektimi i udhëzimeve të përdorimit nga klienti;
  • humbje indirekte ose dëme pasuese që nuk janë rezultat i drejtpërdrejtë i një shkeljeje nga ana e Fantastic Look;
  • përgjegjësi që tejkalojnë vlerën e produktit të blerë, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe nga legjislacioni detyrues në fuqi.

20. Force Majeure

Fantastic Look nuk mban përgjegjësi për vonesa ose mosrealizim të detyrimeve që shkaktohen nga rrethana jashtë kontrollit të arsyeshëm të kompanisë, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, fatkeqësi natyrore, përmbytje, zjarre, ndërprerje të energjisë elektrike, probleme të rrjeteve të komunikimit, sulme kibernetike, greva, pandemi, konflikte civile, vendime të autoriteteve publike ose ngjarje të tjera të paparashikueshme.

21. Mbrojtja e të dhënave personale

Përpunimi i të dhënave personale kryhet në përputhje me Privacy Policy, e cila është pjesë përbërëse e këtyre Kushteve.

22. Ndryshimet e Kushteve

Fantastic Look rezervon të drejtën të ndryshojë këto Kushte në çdo kohë.

Versioni i publikuar në website konsiderohet versioni në fuqi.

23. Ligji i zbatueshëm

Pavlefshmëria e pjesshme (Severability)

Nëse ndonjë dispozitë e këtyre Kushteve shpallet e pavlefshme ose e pazbatueshme nga një gjykatë ose autoritet kompetent, dispozitat e tjera mbeten plotësisht në fuqi dhe vazhdojnë të prodhojnë efektet e tyre juridike.

Ligji i zbatueshëm dhe juridiksioni

Këto Kushte rregullohen dhe interpretohen sipas legjislacionit të Republikës së Shqipërisë.

Çdo mosmarrëveshje që nuk zgjidhet me mirëkuptim ndërmjet palëve do t’i nënshtrohet juridiksionit ekskluziv të gjykatave kompetente të Republikës së Shqipërisë.