Geek & Gorgeous

Geek & Gorgeous - Calm Down

Eksfoliant super i butë, ideal për lëkurën e ndjeshme, me 4% acide PHA+BHA punon për t'ju dhënë një shkëlqim të shëndetshëm ndërsa qetëson, mbron dhe hidraton lëkurën.

Një lëng eksfoliues i butë, qetësues, i krijuar për lloje të lëkurës shumë të ndjeshme dhe të prirur ndaj skuqjes. Acidet PHA janë motrat e buta të AHA-ve më të njohura që heqin në mënyrë të ngjashme qelizat e vdekura të lëkurës nga sipërfaqja e lëkurës por pa acarimin e mundshëm që vjen me sasi të larta të AHA-ve. PHA-të janë gjithashtu të shkëlqyera në hidratimin e lëkurës dhe duke i dhënë asaj mbrojtje shtesë antioksiduese. BHA ose acidi salicilik është gjithashtu një eksfoliant i butë i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore.

Ne kombinuam acidet PHA dhe BHA me disa përbërës qetësues, antioksidantë dhe hidratues, në mënyrë që Calm Down jo vetëm që eksfolion butësisht por edhe qetëson dhe hidraton lëkurën. Nëse keni lëkurë të ndjeshme ose po kërkoni një eksfoliant vërtet të butë, Calm Down është i duhuri.

PËRSHTATET ME LËKURËN:

  • E thatë
  • E yndyrshme
  • Mikse
  • Normale
  • Sensitive

PROBLEMATIKA QË TRAJTON:

  • Lëkurë pa gjallëri
  • Shenja

Është hapi i parë ideal pas pastrimit të lëkurës në mbrëmje. Përdoreni atë si tonik, ose me një cottonpad ose hidheni në duar dhe aplikojeni (ashtu siç bëjnë burrat pas rruajtjes😂). Prisni derisa të përthithet dhe mund të vazhdoni me serumet dhe hidratuesit tuaj të preferuar.

E RËNDËSISHME: Produkti përmban BHA, mos e përdorni nëse jeni alergjik ndaj Aspirinës.

Përdorni krem dielli në mëngjes!

Water/Aqua, Glycereth-26, Gluconolactone, Lactobionic Acid, Propanediol, Salicylic Acid, Panthenol, Glycerin, Opuntia Ficus‐Indica (Prickly Pear) Extract, Saccharomyces Cerevisiae Extract, Phragmites Kharka (Topical Reed) Extract, Poria Cocos Extract, Sodium Hydroxide, Phenoxyethanol

Vëmendje: Nëse jeni fillestarë, përpara përdorimit sugjerohet të kryeni një patch test për të shmangur ndonjë alergji të mundshme.