PanOxyl - Acne Treatment Bar 10% Benzoyl Peroxide
Pastroni aknet në fytyrë, shpinë apo kraharor, me PanOxyl Acne Treatment Bar.
I rekomanduar nga dermatologët, ky pastrues i fuqishëm pa sapun pastron aknet ekzistuese dhe ndihmon në parandalimin e formimit të puçrrave të reja duke pastruar dhe zhbllokuar poret. Produkti përmban forcë maksimale 10% peroksid benzoil për të trajtuar puçrrat e vështira, por formula me pH të balancuar e lë lëkurën të ndjehet e butë dhe e pastër.
Kur përdoret si pjesë e një rutine të përditshme, treatment bar, ofron një trajtim efektiv për aknet në fytyrë dhe trup. Produktet PanOxyl përdorin përbërës me cilësi të lartë, të vërtetuar shkencërisht për të eliminuar puçrrat dhe aknet, pa recetë.
-
Treatment bar për pastrim të thellë të fytyrës dhe trupit – Treatment bar me pH të balancuar për fytyrën dhe trupin që pastron aknet ekzistuese dhe ndihmon në parandalimin e akneve të reja.
-
Pastron aknet ekzistuese – Përmban përqendrimin më të lartë të Benzoyl Peroxide që lejohet pa recetë.
-
Ndihmon në parandalimin e akneve të reja – Zhbllokon dhe minimizon pamjen e poreve, duke ju dhënë lëkurë më të pastër në fytyrë, kraharor dhe shpinë
-
Rekomandohet nga dermatologu – Largon papastërtitë dhe yndyrën e tepërt në mënyrë që lëkura të ndihet dhe të duket e pastër.
- Vegan, pa aroma, pa ngjyra.
PËRSHTATET ME LËKURËN:
- E yndyrshme
- Mikse
- Normale
PROBLEMATIKA QË TRAJTON:
- Akne & shpërthime
Për fillestarët, 1 herë në ditë. Për përdoruesit e avancuar, max deri në 3 herë në ditë.
Pastrojeni lëkurën tërësisht përpara se të aplikoni produktin. Fërkojeni butësisht në lëkurë derisa te krijojë shkumë. Mbuloni të gjithë zonën e prekur me një shtresë të hollë dhe shpëlajeni tërësisht.Thajeni butësisht.
Benzoyl Peroxide 10%, Aqua, Cetearyl Alcohol, Decyl Glucoside, Dextrin, Glycerin, Sodium Chloride, Sodium Cocoyl Isethionate, Tetrasodium Glutamate Diacetate
Vëmendje: Nëse jeni fillestarë, përpara përdorimit sugjerohet të kryeni një patch test për të shmangur ndonjë alergji të mundshme.