The INKEY List - 1% Retinol Serum
Ndihmon në heqjen e shenjave kokëforta të akneve ose rrudhat të cilat krijojnë teksturë të pabarabartë.
Një serum unik që përmban përqindjen tonë më të lartë të Retinol 1% për të reduktuar pamjen, madhësinë, ngjyrën dhe thellësinë e shenjave të ngelura nga aknet.
Krijuar në partneritet me dermatologët, kjo formulë absorbuese e shpejtë, e zhvilluar për acarim minimal, përmban vaj të bërthamës së kajsisë dhe Squalane për të ndihmuar në mbrojtjen e lëkurës nga humbja e lagështirës dhe përmirësimin e barrierës së lëkurës.
PËRSHTATET ME LËKURËN:
- E thatë
- E yndyrshme
- Mikse
- Normale
PROBLEMATIKA QË TRAJTON:
- Hiperpigmentim
- Rrudha & linja të imëta
- Shenja nga aknet
Përdoreni vetëm në mbrëmje
Për të reduktuar mundësinë e acarimit dhe për të rritur tolerancën tuaj ndaj një formule me % të lartë të Retinolit, ju rekomandojmë ta përdorni 1 herë në 5-7 ditë dhe gradualisht ta shpeshtoni në 1 herë në 2-3 ditë.
Pas pastrimit dhe serumit hidratues, aplikoni një sasi sa bizele të Scar, Mark & Wrinkle Solution 1% Retinol Serum dhe masazhojeni në fytyrë dhe qafë. Ndiqni me hidratuesin tuaj të preferuar.
Duke qenë se ky produkt mund të shkaktojë ndjeshmëri ndaj diellit, aplikoni SPF si hapin e fundit në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës AM.
Aqua (Water), Glycerin, Prunus Armeniaca (Apricot) Kernel Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetearyl Alcohol, Glyceryl Stearate SE, Squalane, Retinol, Phenoxyethanol, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Benzyl Alcohol, Phospholipids, Tocopherol, Polyacrylate Crosspolymer-6, Glycine Soja (Soybean) Oil, Ethylhexylglycerin, Glycolipids, Dehydroacetic Acid, Polysorbate 60, Sorbitan Isostearate, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Glycine Soja (Soybean) Sterols, t-Butyl Alcohol.
Vëmendje: Nëse jeni fillestarë, përpara përdorimit sugjerohet të kryeni një patch test për të shmangur ndonjë alergji të mundshme.