The Ordinary - 100% Niacinamide Powder
Niacinamide, ose ndryshe Vitamina B3, është një përbërës aktiv i njohur për përfitime të shumëfishta në lëkurë. Ndihmon në balancimin e yndyrës dhe mbështet prodhimin e përbërësve që luajnë një rol kryesor në integritetin fuksional dhe strukturor të lëkurës.
100% Niacinamide Powder nga The Ordinary ofron mundësinë më të mirë për ekspozim të lëkurës ndaj Niacinamide për të adresuar yndyrën e dukshme, poret e zmadhuara dhe teksturën jo-uniforme të lëkurës.
Ky format pluhur krijon mundësinë për të personalizuar dozën sipas preferencës si dhe për ta kombinuar me teknologji të tjera (si psh serumet me Peptide) për të shënjestuar njëherazi disa shqetësime të lëkurës.
Vëmendje: Nuk rekomandohet kombinimi në të njëjtin regjim i Niacinamide me Vitaminë C (L-Ascorbic Acid, Ethylated L-Ascorbic Acid dhe derivate të Vitaminës C). Nëse përdorni Vitaminë C si pjesë të regjimit tuaj të lëkurës, ju këshillojmë t’i aplikoni në kohë të ndryshme (idealisht Vitaminën C në PM dhe Niacinamide në AM).
PËRSHTATET ME LËKURËN:
- E thatë
- E yndyrshme
- Mikse
- Normale
- Sensitive
PROBLEMATIKA QË TRAJTON:
- Lëkurë pa gjallëri
- Pore
Përzieni ¼ e lugës që gjëndet në paketim me një solucion me bazë ujë në pëllëmbën e dorës dhe aplikoje në fytyrë në mëngjes dhe/ose në mbrëmje. Shmangni kontaktin me sytë, nëse ka kontakt shpëlaje mirë me ujë. Lani duart pas përdorimit.
Mos e përzieni me solucione me PH më të vogël ose të barabartë me 5.
Udhëzimi i përzierjes:
Niacinamide shkrihet lehtësisht në produkte me bazë uji siç janë serumet dhe kremrat. Produkti mund të përzihet me solucione me bazë ujit që kanë PH ndërmjet 5.0 dhe 7.0. Disa nga produktet me të cilat mund të përzihet janë:
- Hyaluronic Acid 2% + B5
- Natural Moisturizing Factors + HA
- Buffet” + Copper Peptides 1%
- Matrixyl 10% + HA
- Argireline Solution 10%
Nëse shfaqet acarim, shpëlajeni, ndërprisni përdorimin dhe konsultohuni me një mjek. Përdoreni vetëm sipas udhëzimeve në lëkurë të padëmtuar. Mbajeni larg fëmijëve!
Direct Vitamin C, Indirect Vitamin C, Direct Acids.
Niacinamide.
Vëmendje: Nëse jeni fillestarë, përpara përdorimit sugjerohet të kryeni një patch test për të shmangur ndonjë alergji të mundshme.