Acidi glikolik mund të jetë një nga të preferuarit e komunitetit të bukurisë, por a e përmbush vërtet statusin e tij si kult dhe pretendimet e guximshme?
Epo, e kam provuar që të mos keni nevojë ta bëni ju - ja vlerësimi im i plotë i Glycolic Acid 7% Exfoliating Toner nga The Ordinary.
Çfarë është acidi glikolik?
Acidi glikolik është një acid alfa-hidroksi – ose shkurt AHA, që rrjedh nga kallami i sheqerit. Acidi glikolik përshpejton rigjenerimin e qelizave, që do të thotë se ndihmon lëkurën tuaj ti heqë qelizat e vjetra të vdekura, shumë më shpejt sesa do e bënte vetë.
Rezultati? Eksfolim pa atë acarimin që vjen nga scrubs, si dhe lëkurë e rigjallëruar, e lëmuar dhe shumë shkëlqim. Pikë bonus? Acidi glikolik stimulon lëkurën të prodhojë më shumë kolagjen. Kjo është ajo çfarë e bën lëkurën tuaj të duket e fortë dhe e plotë.
Konsistenca
Acidi glikolik është super i ujshëm në konsistencë dhe ka një ngjyrë të verdhë (si lëng molle). Shishja vjen me një grykë plastike, e cila ndihmon në aplikimin e produktit në mënyrë që të mos e derdhni gjithandej. 😜
Aroma
Acidi glikolik ka një aromë shumë të lehtë uthullore. Nuk ka fragranca ose vajra esencialë të shtuar; gjë që është mirë, pasi kjo minimizon irritimet.
Rezultatet
Gjëja që më pëlqen më shumë tek acidi glikolik? Mund të shihni një ndryshim në lëkurën tuaj që në mëngjesin tjetër. Nëse e aplikoj këtë në mbrëmje dhe më pas me një krem hidratues, lëkura ime është shumë e shkëlqyeshme të nesërmen. Për këtë arsye, e konsideroj produktin perfekt! Sipas përvojës sime, është shumë i mirë edhe për rafinimin e strukturës së lëkurës. Nëse lëkura juaj bllokohet dhe ngarkohet lehtë - ose keni ato gungat e vogla bezdisëse që duket se nuk zhduken kurrë - kjo është një mënyrë e shkëlqyer për t'i hequr dhe për ta zbutur lëkurën tuaj. Shpesh e përdor në hundë për të mbajtur larg pikat e zeza pa pasur nevojë të bëj ndonjë pastrim të thellë!
Nëse përdoret rregullisht, është një mënyrë e shkëlqyer për të larguar qelizat e vdekura të lëkurës dhe për t'i mbajtur këmbët tuaja të lëmuara si mëndafsh.
Acidi glikolik bën një punë fantastike gjithashtu për ndriçimin e zonave ku lëkura është më e errët si gjunjët, bërrylat apo sqetullat.
A funksionoi për aknet?
Për puçrrat e lehta e pikat e zeza? Po. Aknet cistike hormonale? Jo.
Aknet hormonale janë shumë kokëforta dhe vetëm acidi glikolik, nuk mjafton për ti pastruar. Kjo ka kuptim, pasi studimet tregojnë se peeling me acid glikolik është më efektiv në përmirësimin e akneve kur aplikohet në përqendrime midis 20% dhe 70%. Acidi glikolik i The Ordinary është vetëm 7%.
Për këtë arsye, unë nuk do ta rekomandoja si një trajtim për aknet. Ka të ngjarë të keni rezultate shumë më të mira me produkte të tjera të rekomanduara për aknet.
Por nëse problemet tuaja janë puçrrat e lehta, pikat e zeza dhe poret e bllokuara, ja vlen patjetër ta provoni - thjesht sigurohuni që ta përdorni rregullisht! Heqja e vazhdueshme e qelizave të vdekura të lëkurës është shpesh zgjidhja për këto lloj problemesh.
A e rrit ndjeshmërinë?
Acidi glikolik ka potencialin të rrisë ndjeshmërinë e lëkurës. Kur fillova ta përdorja për herë të parë, vura re një ndjesi shpimi gjilpërash dhe një ndjesi të lehtë kruarje. Megjithatë me përdorim të rregullt lëkura përshtatet.
DECIEM thotë se "Kjo formulë nuk duhet të përdoret në lëkurë të ndjeshme, të çarë ose të dëmtuar". Nëse jeni të prirur ndaj reaksioneve ose thatësisë, acidi glikolik mund të jetë shumë i fortë për ju. Do të rekomandoja testimin në një zonë të vogël të lëkurës suaj për të filluar.
Nëse po kërkoni diçka eksfoliuese, por keni lëkurë shumë të ndjeshme, do ju rekomandoja t'i hidhni një sy
acidit mandelik në vend të acidit glikolik.
A do ta rekomandoja ta provonit?
Absolutisht po! Është shumë i lehtë për t’u përdorur. E lë lëkurën dukshëm më të shkëlqyeshme dhe të lëmuar.
Mos harroni: Mos e përdorni acidin glikolik në asnjë puçërr të shpërthyer ose plagë të hapura. Kam mësuar nga përvoja se dhemb dhe e bën hiperpigmentimin e mbetur shumë më keq në planin afatgjatë. Gjithashtu, përdorni krem dielli rregullisht gjatë ditës.
Mësoni më shumë rreth acidit glikolik këtu.
Comments (0)
There are no comments for this article. Be the first one to leave a message!