Eucerin - Dermo Capillaire Calming Urea Scalp Treatment
Hidratoni intensivisht dhe qetësoni skalpin tuaj me Dermo Capillaire Calming Urea Scalp Treatment.
I përshtatshëm për këdo mbi moshën 3 vjeç, ky trajtim skalpi, ofron hidratim intensiv, ndërsa zvogëlon kruajtjen që nga përdorimi i parë. Formula e lëngshme jo-ngjitëse, lehtëson kruajtjen dhe skuqjen e shkaktuar nga ekzema apo psoriaza dhe vazhdon të përmirësojë ndjeshëm gjendjen e përgjithshme të skalpit duke siguruar një nxitje intensive të hidratimit për të ushqyer lëkurën e kokës.
Formula pa aromë është e mbushur me një gamë të përbërësve ultra-hidratues për të qetësuar dhe hidratuar lëkurën si:
- Antioksidanti Licochalcone A i cili ndihmon në uljen e skuqjes, ndërsa ruan lagështinë.
- Urea e cila është e njohur për zbutjen e sipërfaqes së lëkurës.
- Laktati është një tjetër faktor hidratues natyral që prodhohet natyrshëm nga lëkura. Ai thith dhe ruan lagështinë brenda shtresës së sipërme të lëkurës.
- Polidokanoli i cili punon për të zvogëluar kruajtjen.
Dermo Capillaire Calming Urea Scalp Treatment është pa aromë dhe pa sapun alkali, gjë që ndihmon në uljen e rrezikut të acarimit të mëtejshëm për lëkurën e thatë. Gryka e gjatë e shishes e bën të lehtë aplikimin në rrënjë.
PROBLEMATIKA QË TRAJTON:
Përdoreni çdo ditë para ose pas larjes së flokëve tuaj. Nëse është e nevojshme, mund ta aplikoni produktin dy herë në ditë duke e përdorur atë në mëngjes dhe në mbrëmje.
Aqua, Urea, Methylpropanediol, Sodium Lactate, Laureth-9, Glycyrrhiza Inflata Root Extract, Glycerin, Lactic Acid, Arginine HCL, Hydroxyethylcellulose, PEG-40 Hydrogenated Castor Oil, Cetrimonium Chloride, Phenoxyethanol.
Vëmendje: Nëse jeni fillestarë, përpara përdorimit sugjerohet të kryeni një patch test për të shmangur ndonjë alergji të mundshme.