The Ordinary - 100% L-Ascorbic Acid Powder
Një përqendrim i personalizueshëm i vitaminës C për të targetuar shenjat e plakjes duke ndriçuar dhe normalizuar tonin e lëkurës.
100% L-Ascorbic Acid Powder është një formë pluhuri e vitaminës C direkte që redukton dukshëm shenjat e plakjes duke ndriçuar dhe balancuar tonin e pabarabartë të lëkurës dhe duke mbrojtur lëkurën tuaj nga efektet e dëmtimit të shkaktuar nga stresorët mjedisorë. Për shkak se është i përbërë nga 100% vitaminë C, është projektuar për t'u përzier me serume, kremra ose hidratues të tjerë në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës - duke ju lejuar të krijoni një trajtim të personalizuar me vitaminë C.
Në varësi të përzierjes suaj, kombinimi juaj mund të ofrojë një përqendrim të lartë të vitaminës C të drejtpërdrejtë dhe si rezultat, pritet një ndjesi shpimi gjilpërash, por jo irrituese gjatë 1-2 javëve të para të përdorimit, derisa toleranca e lëkurës ndaj ekspozimit të tillë të lartë, të rritet.
PËRSHTATET ME LËKURËN:
PROBLEMATIKA QË TRAJTON:
Përzieni një sasi të vogël me produkte të tjera në pëllëmbën e dorës. Aplikojeni në fytyrë një herë në ditë, në mbrëmje. Shmangni konturin e syve dhe kontaktin me sytë. Përdorni SPF gjatë ditës.
Mund të pritet një ndjesi shpimi gjilpërash; nëse ndjesia është shumë e fortë, zvogëloni sasinë e acidit askorbik (Vitaminë C) për të zvogëluar forcën.Nëse shfaqet acarim, shpëlajeni, ndërprisni përdorimin dhe konsultohuni me një mjek.Përdoreni vetëm sipas udhëzimeve në lëkurë të pa çarë. Këshillohet patch test përpara përdorimit. Mbajeni larg fëmijëve!
Copper Peptides, Direct Acids, Direct Vitamin C, EUK, Niacinamide, Peptides, Retinoids.
Ascorbic Acid.
Vëmendje: Nëse jeni fillestarë, përpara përdorimit sugjerohet të kryeni një patch test për të shmangur ndonjë alergji të mundshme.