Eucerin - Urea Repair PLUS: 10% Urea Body Lotion
Kur barriera e lëkurës në trupin tonë ka një funksion të qëndrueshëm pengues, ajo na mbron nga irrituesit e jashtëm dhe është në gjendje të ruajë nivelin optimal të hidratimit të lëkurës. Por kur kjo barrierë dëmtohet, lëkura mund të humbasë lagështinë dhe të duket dhe të ndihet e thatë.
UreaRepair PLUS: 10% Urea Body Lotion i jep lëkurës së thatë, shumë të thatë dhe të ashpër të trupit kujdesin e përditshëm që i nevojitet. Përmban një kombinim unik të përbërësve – Ure, Ceramide dhe Faktorë të tjerë Natyrorë Hidratues (NMF) – të cilët lidhin lagështinë dhe riparojnë barrierën mbrojtëse natyrore të lëkurës për të parandaluar humbjen e mëtejshme të lagështisë.
Formula është vërtetuar klinikisht dhe dermatologjikisht se ofron lehtësim të menjëhershëm dhe hidratim intensiv e afatgjatë, duke vonuar tharjen dhe vrazhdësinë deri në 48 orë. Lëkura është e hidratuar intensivisht dhe duket dhe ndihet sërish e lëmuar dhe elastike. Locioni është i përshtatshëm për lëkurën e maturuar dhe ate me Diabet, Psoriasis dhe Keratosis Pilaris. Mund të përdoret gjithashtu si kujdes shtesë.
PËRSHTATET ME LËKURËN:
PROBLEMATIKA QË TRAJTON:
Masazhoni butësisht locionin në lëkurën tuaj derisa të përthithet plotësisht. Aplikoni aq shpesh sa t'ju nevojitet.
Aqua, Urea, Glycerin, Isopropyl Stearate, Dicaprylyl Ether, Glyceryl Glucoside, Sodium Lactate, Butyrospermum Parkii Butter, Polyglyceryl-4 Diisostearate Polyhydroxystearate Sebacate, Tapioca Starch, Carnitine, Cetearyl Alcohol, Ceramide NP, Arginine HCL, Sodium PCA, Histidine HCl, Lactic Acid, Mannitol, Arginine, Serine, Sucrose, PCA, Citrulline, Glycogen, Alanine, Threonine, Glutamic Acid, Lysine HCl, Sodium Chloride, 1,2-Hexanediol, Phenoxyethanol, Potassium Sorbate
Vëmendje: Nëse jeni fillestarë, përpara përdorimit sugjerohet të kryeni një patch test për të shmangur ndonjë alergji të mundshme.