Kérastase - Genesis Homme Serum Anti-Chute Fortifiant
Serum për flokët e meshkujve, forcues kundër rënies, i përshtatshëm për përdorim të përditshëm, ideal për flokët e hollë e të dobët.
PËRFITIMET:
- Përmirëson forcën e fibrave të flokëve.
- Zvogëlon rënien e flokëve.
- Mbron nga agresionet e jashtme dhe stimulon mikroqarkullimin e skalpit të kokës.
- Forcon fibrat e flokëve.
TEKNOLOGJIA:
- I pasuruar me Aminexil.
- Kreatinë.
- Rrënjë Xhenxhefili.
Genesis Homme Serum Anti-Chute Fortifiant është krijuar për flokë të dobësuar të prirur ndaj rënies së tyre. Ai lufton rënien e flokëve dhe ofron kujdes të përditshëm që forcon thellësisht fibrat e flokëve. Ai ruan barrierën natyrale mbrojtëse të skalpit të kokës. I pasuruar me Aminexil, rrënjë xhenxhefili dhe kreatinë, Serumi Genesis Homme Kundër Rënies së Flokëve rigjallëron flokët që nga rrënjët.
Rezultatet pas testimit të serumit në 99 subjekte, në kombinim me shampon Genesis Homme Bain De Force Quotidien Shampoo:
- Zvogëlon rënien e flokëve në vetëm 6 javë.
- Thyerja zvogëlohet me 45%
Aminexil ndihmon flokët të ankorohen më fort në skalp dhe ngadalëson rënien e tyre.
I njohur si një stimulues që nxit mikroqarkullimin e lëndëve ushqyese, rrënja e xhenxhefilit ka efekte mbrojtëse kundër agresioneve të jashtme.
Kreatina ndihmon në rindërtimin dhe forcimin e strukturës së flokëve duke rritur rezistencën e tyre ndaj nxehtësisë dhe rrezeve UV.
Ky serum ka një efekt qetësues në skalp dhe zvogëlon kruajtjen dhe shqetësimin.
Tekstura e serumit është shumë e këndshme për t’u përdorur dhe e bën të lehtë përhapjen e tij në të gjithë skalpin e kokës. Ai përthithet shpejt pa i rënduar rrënjët për një rezultat jo të yndyrshëm. Shishja e tij, e pajisur me një aplikator, e bën të lehtë shpërndarjen e sasisë së dëshiruar të produktit. Pa nevojë për shpëlarje, serumi kërkon vetëm disa sekonda për ta aplikuar.
PROBLEMATIKA QË TRAJTON:
- Rënie floku
- Flokë të hollë
Një pipetë e mbushur deri te shenja është një dozë. Aplikoni 4 doza në skalpin e thatë ose të tharë me peshqir, seksion pas seksioni. Lëreni të përthithet,mos e shpëlani. Në rast kontakti me sytë, shpëlajini menjëherë.
Aqua / Water / Eau, Cetearyl Alcohol , Amodimethicone , Behentrimonium Chloride Cetyl Esters , Isopropyl Alcohol , Peg/Ppg/Polybutylene Glycol-8/5/3 Glycerin , Trideceth-6 , Phenoxyethanol , Arginine , Citric Acid , Cetrimonium Chloride , Chlorhexidine Dihydrochloride , Linalool , Limonene , Sodium Hyaluronate , Centella Asiatica Extract , Lactic Acid , Ci 17200 / Red 33 , Ci 19140 / Yellow 5 , Parfum / Fragrance