ELEMIS

ELEMIS - Pro-Collagen Hydra-Gel Eye Masks

RINON, HIDRATON, GJALLËRON.

Maskë hidro-xhel për sytë kundër linjave të holla, e provuar klinikisht se redukton menjëherë shfaqjen e rrudhave, për një pamje më të butë dhe më të lëmuar në vetëm 20 minuta.

Për sytë që kanë nevojë për një nxitje hidratimi, këto maska sysh, janë çelësi. Formuluar me aktivë të fuqishëm detarë dhe Acid Hialuronik hidratues, ky trajtim unik me xhel ofron një efekt të menjëhershëm shtrëngues të lëkurës, ndërkohë që hidraton thellësisht zonën delikate të syve. Në vetëm 20 minuta, shfaqja e linjave të holla dhe rrudhave rreth kontureve të syve zvogëlohet dukshëm, për një pamje më të re dhe më të lëmuar.

Çdo zarf përmban 2 maska.

PËRSHTATET ME LËKURËN:

  • E thatë
  • E yndyrshme
  • Mikse
  • Normale
  • Sensitive

PROBLEMATIKA QË TRAJTON:

  • Dehidratim
  • Rrathë të zinj & fryrje
  • Rrudha & linja të imëta

Përdoren 1 herë në javë. Hapeni dhe hiqni maskat hidro-xhel nga zarfi. Shtypni butësisht anët ngjitëse të maskave në zonën poshtë syve. Lërini për 20 minuta. Hiqeni dhe hidheni. Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me sytë. Nëse ndodh kontakti, shpëlajeni tërësisht me ujë.

Vëmendje! Këto maska janë me 1 përdorim dhe nuk mund të ripërdoren!

Aqua, Glycerin, Ceratonia Siliqua Gum, Carrageenan, Phenoxyethanol, Panthenol, Lactobacillus/Scutellaria Baicalensis Root/Camellia Sinensis Leaf/Artemisia Princeps Leaf/Houttuynia Cordata Leaf/Citrus Junos Fruit Extract Ferment Filtrate, Peg-60 Hydrogenated Castor Oil, Simmondsia Chinensis Seed Oil, Maris Aqua, Ethylhexylglycerin, Sodium Hyaluronate, Caprylyl Glycol, 1,2-Hexanediol, Plankton Extract, Disodium Edta, Chlorella Vulgaris Extract, Potassium Hydroxide, Ricinus Communis Seed Oil, Butylene Glycol, Padina Pavonica Thallus Extract

Vëmendje: Nëse jeni fillestarë, përpara përdorimit sugjerohet të kryeni një patch test për të shmangur ndonjë alergji të mundshme.