ELEMIS - Frangipani Monoi Body Oil
Zbuloni një parajsë për zbutjen e lëkurës me këtë vaj trupi ultrahidratues.
Me burim nga brigjet e bukura korale të Ishujve Polinezianë, përzierja superiore e vajrave Frangipani, Monoi dhe atij të kokosit ushqen intensivisht trupin tuaj dhe rikthen paqen dhe harmoninë në mendjen tuaj. Lëkura mbetet e lëmuar, ndjehet e butë dhe ka aromën e një parajse tropikale.
PËRSHTATET ME LËKURËN:
- E thatë
- E yndyrshme
- Mikse
- Normale
- Sensitive
PROBLEMATIKA QË TRAJTON:
- Dehidratim
Aplikojeni pas larjes. Produkti ngurtësohet në temperatura më të ftohta. Vendoseni shishen në një enë me ujë të ngrohtë për ta kthyer në një lëng të mëndafshtë. Pas larjes, aplikoni vaj në lëkurën e lagur, duke masazhuar në të gjithë trupin. Përqendrohuni në duar dhe këmbë për një manikyr ose pedikyr intensiv hidratues. Për një trajtim javor, masazhoni një sasi të vogël në flokë. Mbulojeni me një peshqir të ngrohtë dhe relaksohuni për 15 minuta, lani me shampo dhe shpëlajeni. Nëse ka kontakt me sytë, shpëlajeni tërësisht.
Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Gardenia Tahitensis Flower, Fragrance (Parfum), Tocopherol, Amyl Cinnamal, Linalool, Benzyl Salicylate, Hydroxycitronellal, Plumeria Rubra Flower Extract, Benzyl Benzoate.
Vëmendje: Nëse jeni fillestarë, përpara përdorimit sugjerohet të kryeni një patch test për të shmangur ndonjë alergji të mundshme.