FANTASTIC LOOK

Facial Cleansing Brush

Një furçë e rikarikueshme, e papërshkueshme nga uji, për pastrimin e fytyrës me përbërje silikoni që ju jep gamën e plotë të pastrimit: nga një pastrim i butë deri tek pastrimi i thellë i fuqishëm.
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe për lëkurë të ndjeshme!

Pesha e lehtë,dizajni ergonomik dhe bateria e ri-karikueshme ju mundësojnë ta merrni këtë furçë me vete dhe ta përdorni kudo për ta mbajtur fytyrën tuaj rrezatuese gjithmonë!

  • Mundëson pastrim të thellë të lëkurës suaj!
  • Nxit prodhimin e kolagjenit.
  • E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës.
  • Ndihmon në zvogëlimin e poreve.
  • Ndihmon në qarkullimin e gjakut.

E prodhuar me silikon të butë, të kategorisë ushqimore, nuk do të dëmtojë lëkurën e fytyrës tuaj dhe nuk përmban asnjë lëndë kimikisht të dëmshme. 

Dizajn special i papërshkueshëm nga uji IPX6, e sigurt për ta marrë atë në dush ose banjë pa u shqetësuar.  Modaliteti i pastrimit të fytyrës ka 5 shpejtësi të rregullueshme, të përshtatshme për nevoja të ndryshme e për të gjitha llojet e lëkurës duke përdorur teknologjinë inteligjente të vibrimit me frekuencë të lartë për të hequr në mënyrë efektive papastërtitë. 

Vëmendje: Nëse jeni fillestarë, përpara përdorimit sugjerohet të kryeni një patch test për të shmangur ndonjë alergji të mundshme.