Geek & Gorgeous - Cheer Up
Eksfolianti ynë mesatar i fortë, i fokusuar për lëkurën mikse me 6% Acid Mandelik + BHA vepron si në sipërfaqen e lëkurës ashtu edhe në brendësi të poreve për të pastruar dhe balancuar tonin.
Një lëng eksfoliues i lehtë, që absorbohet shpejt, i krijuar për të trajtuar lëkurën mikse butësisht por në mënyrë efektive. Dyshja e acidit mandelik dhe salicilik eksfolion si sipërfaqen e lëkurës ashtu edhe brenda poreve, është edhe antibakterial dhe anti-inflamator.
Dyshja acide bashkohet nga Sarcosine, një derivat aminoacid që ndihmon më tej në shtrëngimin e poreve të zgjeruara dhe balancimin e prodhimit të yndyrës. Me përdorim të rregullt, Cheer Up lufton disa nga problemet tipike të lëkurës së kombinuar duke përfshirë poret e zmadhuara, prodhimin shtesë të yndyrës, pikat e zeza, aknet dhe shenjat pas akneve.
Cheer Up nuk irriton, nuk than dhe është miku më i mirë për lëkurën mikse/të yndyrshme dhe/ose të prirur ndaj problemeve. Është formula jonë bestseller, fituese e çmimeve që fitoi çmimin Cosmopolitan Beauty për eksfoliantin më të mirë në vitin 2018.
PËRSHTATET ME LËKURËN:
PROBLEMATIKA QË TRAJTON:
Është hapi i parë ideal pas pastrimit të lëkurës. Përdoreni atë si tonik ose me një cottonpad ose hidheni në duar dhe lyejeni (ashtu siç bëjnë burrat me pas rruajtjes😂). Shmangni zonën rreth syve!
Ju mund ta përdorni Cheer Up nga një herë në dy ditë, deri në dy herë në ditë në varësi të nivelit të tolerancës së lëkurës suaj. Për shumicën e llojeve të lëkurës, përdorimi një herë në ditë është ideal. Prisni derisa të përthithet dhe mund ta ndiqni me serumet dhe hidratuesit tuaj të preferuar.
E RËNDËSISHME: Acidi mandelik mund ta bëjë lëkurën më të ndjeshme ndaj diellit. Përdorni një SPF të mirë në mëngjes! Produkti përmban BHA, mos e përdorni nëse jeni alergjik ndaj Aspirinës.
Water, Propanediol, Mandelic Acid, Salicylic Acid, Xylitylglucoside, Anhydroxylitol, Xylitol, Sarcosine, Butylene Glycol, Pentylene Glycol, Glucose, Xanthan Gum, Sodium Hydroxide, Phenoxyethanol
Vëmendje: Nëse jeni fillestarë, përpara përdorimit sugjerohet të kryeni një patch test për të shmangur ndonjë alergji të mundshme.