Politika e privatësisë
Data e hyrjes në fuqi: 01/2024
1. Hyrje
Health And Beauty Distribution sh.p.k., me NIPT M32204044N, me adresë Rruga Fortuzi, 66/2, respekton privatësinë e klientëve dhe angazhohet të mbrojë të dhënat personale në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe legjislacionin tjetër në fuqi.
Kjo Politikë shpjegon se çfarë të dhënash mbledhim, si i përdorim, sa kohë i ruajmë dhe cilat janë të drejtat tuaja.
2. Çfarë të dhënash mbledhim
Kur kryeni një porosi në website, mund të mbledhim:
- Emrin dhe mbiemrin;
- Adresën e dorëzimit;
- Qytetin;
- Numrin e telefonit;
- Adresën e email-it;
- Produktet e porositura;
- Informacion mbi pagesën (COD ose pagesë online);
- Adresën IP dhe të dhëna teknike të nevojshme për funksionimin e website-it.
Ne nuk ruajmë dhe nuk kemi akses në të dhënat e kartës suaj bankare!
3. Pse i përpunojmë të dhënat
Të dhënat personale përdoren për:
- përpunimin dhe dorëzimin e porosive;
- komunikimin me klientët lidhur me porositë;
- ofrimin e shërbimit ndaj klientit;
- përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe fiskale;
- parandalimin e mashtrimeve dhe garantimin e sigurisë së platformës;
- dërgimin e komunikimeve promocionale vetëm nëse keni dhënë pëlqimin tuaj.
4. Baza ligjore e përpunimit
Përpunimi i të dhënave bazohet në:
- ekzekutimin e kontratës së shitjes;
- përmbushjen e detyrimeve ligjore;
- interesin legjitim për garantimin e sigurisë dhe administrimit të biznesit;
- pëlqimin tuaj, kur kërkohet nga ligji (p.sh. newsletter).
5. Me kë mund të ndahen të dhënat
Të dhënat mund të ndahen vetëm kur është e nevojshme me:
- Platformen e website psh: Wix, Wordpress ose Shopify, për administrimin e dyqanit online dhe përpunimin e porosive;
- ofruesit e shërbimeve të pagesave online psh. Bankat;
- kompaninë postare për dorëzimin e porosive;
- autoritetet publike, kur kjo kërkohet nga legjislacioni në fuqi.
Ne nuk shesim dhe nuk tregtojmë të dhënat tuaja personale.
6. Transferimi ndërkombëtar i të dhënave
Disa nga ofruesit tanë të shërbimeve, si Shopify, mund të përpunojnë të dhëna personale në vende jashtë Republikës së Shqipërisë. Në këto raste zbatohen masat e duhura për mbrojtjen e të dhënave, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
7. Ruajtja e të dhënave
Të dhënat personale ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për përmbushjen e qëllimeve për të cilat janë mbledhur ose sipas detyrimeve ligjore.
Në përgjithësi:
- të dhënat e porosive ruhen sipas afateve të kërkuara nga legjislacioni fiskal;
- të dhënat e newsletter ruhen deri në momentin kur çregjistroheni;
- komunikimet ruhen për aq kohë sa janë të nevojshme për ofrimin e shërbimit.
8. Siguria e të dhënave
Ne zbatojmë masa teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave personale, duke përfshirë kontrollin e aksesit, autentikimin me dy faktorë (2FA), enkriptimin e komunikimeve dhe kufizimin e aksesit vetëm për personat e autorizuar.
9. Të drejtat tuaja
Në përputhje me ligjin, ju keni të drejtë të:
- kërkoni informacion mbi të dhënat që përpunojmë;
- kërkoni korrigjimin e të dhënave të pasakta;
- kërkoni fshirjen e të dhënave kur lejohet nga ligji;
- kërkoni kufizimin e përpunimit;
- kundërshtoni përpunimin në rastet e parashikuara nga ligji;
- tërhiqni pëlqimin tuaj për komunikime marketingu në çdo kohë;
10. Cookies
Website përdor cookies të nevojshme vetëm për funksionimin e platformës Shopify. Këto cookies mundësojnë funksione si shporta e blerjeve, hyrja në llogari dhe siguria e sesionit.
11. Kontakt
Për çdo pyetje ose kërkesë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale mund të na kontaktoni:
Health And Beauty Distribution sh.p.k.
Adresa: Rruga Fortuzi, 66/2
Email: info@hbd.al
Telefon: 0696055504