Transporti
1. Zonat e dërgesës
Dërgesat kryhen në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe në Kosovë.
Për dërgesat brenda Tiranës, shërben korrieri ynë. Për dërgesat jashtë Tiranës dhe në Kosovë përdoret shërbimi i korrierit Postman.
2. Përpunimi i porosive
Për porositë brenda Tiranës: Porositë e konfirmuara deri në orën 10:00 përgatiten për nisje brenda së njëjtës ditë pune kur është e mundur.
Për porosite jashtë Tiranës & Kosovë: Porositë e konfirmuara deri në orën 18:00 përgatiten për nisje brenda së njëjtës ditë pune kur është e mundur.
Përgatitja e porosive kryhet nga e hëna deri të shtunën. Ditën e shtunë dërgesat realizohen vetëm brenda Tiranës.
3. Afatet e dorëzimit
• Shqipëri: zakonisht 1–3 ditë pune, në varësi të adresave specifike.
• Kosovë: zakonisht 2–5 ditë pune, në varësi të adresave specifike.
Këto janë afate orientuese dhe mund të ndryshojnë për shkak të ngarkesës së korrierit, festave zyrtare ose rrethanave të tjera jashtë kontrollit të Fantastic Look.
4. Tarifat e transportit
• Shqipëri: 200 Lekë.
• Transport falas për porosi me vlerë 6,000 Lekë ose më shumë (vetëm brenda Shqipërisë).
• Kosovë: 6 Euro.
5. Konfirmimi i porosive
Fantastic Look mund të kontaktojë klientin për konfirmim vetëm kur është e nevojshme, si p.sh. në rast adresash të paplota, të dhënash të pasakta ose situatash të tjera që kërkojnë sqarim.
6. Adresa ose të dhënat e pasakta
Nëse klienti na njofton për korrigjimin e adresës ose të dhënave përpara dërgimit, porosia përditësohet pa kosto shtesë. Nëse klienti nuk njofton, ose nuk përgjgijet kur kontaktohet nga ne, dhe porosia nuk mund të dorëzohet për shkak të të dhënave të pasakta, porosia anulohet.
7. Refuzimi i porosisë
Nëse klienti refuzon porosinë dhe na njofton paraprakisht ose në momentin e dorëzimit, kjo nuk ndikon në mundësinë për të kryer porosi të ardhshme.
Nëse klienti refuzon porosinë pa njoftim ose nuk përgjigjet ndaj korrierit apo komunikimeve për dorëzim, Fantastic Look rezervon të drejtën të kufizojë përdorimin e metodës së pagesës me para në dorë (Cash on Delivery) për porositë e ardhshme.
8. Abuzimi me sistemin e porosive
Fantastic Look rezervon të drejtën të kufizojë ose refuzojë porositë e ardhshme nga klientë që në mënyrë të përsëritur kryejnë porosi pa pasur qëllim marrjen e tyre, refuzojnë pranimin pa njoftim ose nuk përgjigjen ndaj tentativave të arsyeshme të kontaktit, duke shkaktuar kosto dhe pengesa në aktivitetin normal të kompanisë.
Në rastet kur nga rrethanat rezulton se veprimet janë kryer me dashje, në mënyrë të përsëritur ose përbëjnë dyshim për mashtrim apo veprim tjetër të paligjshëm, Fantastic Look rezervon të drejtën të ruajë dokumentacionin përkatës dhe t’ia referojë çështjen autoriteteve kompetente, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
9. Kontrolli i pakos në dorëzim
Mundësia për të hapur ose kontrolluar pakon në momentin e dorëzimit varet nga politikat dhe procedurat e korrierit që realizon transportin.
10. Produkte të dëmtuara gjatë transportit
Nëse produkti mbërrin i dëmtuar, klienti duhet të kontaktojë Fantastic Look brenda 24 orëve nga marrja e pakos dhe të dërgojë fotografi të produktit dhe paketimit.
Nëse verifikohet se dëmtimi ka ndodhur gjatë transportit, Fantastic Look do ta zëvendësojë produktin pa asnjë kosto shtesë për klientin.
11. Rrethana të jashtëzakonshme (Force Majeure)
Afatet e dorëzimit mund të zgjaten për shkak të kushteve atmosferike, festave zyrtare, bllokimeve rrugore, problemeve teknike, grevave ose rrethanave të tjera jashtë kontrollit të Fantastic Look ose korrierit. Në këto raste kompania nuk mban përgjegjësi për vonesat e shkaktuara.