Kérastase - Curl Manifesto Huile Sublime Repair
Vaj ushqyes për flokë kaçurrela.
Curl Manifesto Huile Sublime Repair është një vaj shumë përdorimësh ushqyes për skalpin dhe flokët, i pasuruar me mjaltë Manuka dhe Ceramide për flokë kaçurrelë me rica ose me onde.
Kjo përzierje vajrash ushqyese dhe shumëfunksionale mund të përdoret në hapa të ndryshëm të rutinës së kujdesit për flokët dhe skalpin, për të ndihmuar në rritjen e hidratimit dhe shkëlqimit. Përdorni rutinën e plotë Curl Manifesto për kaçurrela të definuara dhe të ushqyera në mënyrë perfekte.
PROBLEMATIKA QË TRAJTON:
- Kaçurrela pa jetë
- Kaçurrela të thata
- Flokë pa shkëlqim
Si trajtim Leave-in:
Aplikoni 1 ose 2 pompa (në varësi të gjatësisë dhe trashësisë së flokëve) në flokë të lagur ose të thatë. Shpërndajeni në mënyrë të barabartë, fërkojeni dhe shtrëngojeni për të inkurajuar formimin e kaçurrelave. Vazhdoni të thani me tharëse flokësh duke përdorur një difuzor ose lërini të thahen në ajër.
Si kondicioner për skalpin:
Ndani flokët në seksione për të zbuluar skalpin. Merrni 1 ose 2 pompa të vajit dhe masazhoni butësisht për të kondicionuar dhe për të nxitur një mjedis të shëndetshëm të skalpit. Lëreni të veprojë për të paktën 5 minuta ose nëse keni kohë, lëreni gjatë gjithë natës, pastaj shpëlajeni mirë dhe lani flokët.
Si trajtim para shampos:
Merrni 1 ose 2 pompa dhe fërkojeni butësisht në flokët e thatë.
Helianthus Annuus Seed Oil / Sunflower Seed Oil, Isopropyl Myristate, Olea Europaea Fruit Oil / Olive Fruit Oil, Octyldodecanol, Simmondsia Chinensis Seed Oil / Jojoba Seed Oil, Cocos Nucifera Oil / Coconut Oil, Parfum / Fragrance, Benzyl Salicylate, Linalool, Benzyl Alcohol, Glycerin, Tocopherol, Aqua / Water / Eau, M E L E X T R A C T / H O N E Y E X T R A C T, 2-Oleamido-1,3-Octadecanediol, Glycine Soja Oil / Soybean Oil, Citric Acid.