Si të dallojmë produktet FAKE të The Ordinary?

Si të dallojmë produktet FAKE të The Ordinary?

Jul 07, 2023

Kjo është guida zyrtare e DECIEM, kompanisë që prodhon The Ordinary e cila ju ndihmon të dalloni produktet e FAKE dhe të mos bini pre e mashtrimeve.

Ka produkte të falsifikuara që imitojnë The Ordinary!

Ka mjaft produkte FAKE të The Ordinary përreth. Disa janë imitime të kryera mirë dhe disa janë aq imitime të këqija, saqë është e pabesueshme sesi njerëzit mund të genjehen dhe ti blejnë për origjinale!

Nga vijnë produktet FAKE të The Ordinary?

Shumica e falsifikimeve vijnë nga Filipinet, Vietnami dhe India. Megjithatë, ka edhe njerëz që kanë blerë përmes eBay ose Amazon dhe kanë marrë produkte të falsifikuara.

Foto të produkteve FAKE të The Ordinary.

Përmasat e shisheve të The Ordinary.

The Ordinary nuk shet mostra! Kini kujdes nga dyqane, website apo faqe të ndryshme në Facebook & Instagram që shesin mostra të serumeve të The Ordinary në shishe të vogla. Ato NUK janë produkte autentike!

Serumet e The Ordinary vijnë kryesisht në shishe 30ml apo 60ml.
Pycnogenol dhe Multi-Peptide Eye Serum vijnë në masën 15ml.
Multi-Peptide Lash & Brow Serum vjen në masën 5ml.

Paketimet origjinale të The Ordinary.

Paketimet origjinale të The Ordinary janë të bëra prej kartoni me cilësi të mirë. Ndjesia e kutisë në prekje është e lëmuar dhe ka pothuajse një teksturë prej kadifeje.

Kutitë origjinale të The Ordinary.

Ndoshta po mendoni, pse dreqin po e përplasin kutinë në tavolinë?
Epo kjo është për t'ju treguar se sa të forta janë kutitë origjinale nga The Ordinary. Kjo është shtypur qëllimisht në mënyrë që ju mund të shihni se si rrudhet. Tingulli mund t'ju ndihmojë të kuptoni se sa i fortë është kartoni.
Kutite e produkteve fake janë të holla dhe grisen e dëmtohen lehtësisht.

Produktet e The Ordinary - tekstura dhe aroma.

The Ordinary shpesh përditëson formulat e saj, kështu që ndonjëherë edhe produktet autentike mund të ndryshojnë si pasojë.
Një mënyrë tjetër për të kontrolluar nëse produkti i The Ordinary që keni është autentik, është nga vetë produkti; ngjyra, tekstura apo aroma.

  • Azelaic Acid Suspension 10% – Ka ngjyrë të bardhë dhe ndjesi silikoni në prekje.
  • Glycolic Acid 7% Toning Solution – Teksturë e lëngshme me ngjyrë te lehtë portokalli.
  • Lactic Acid 10% + HA – Solucion xhel me aromë specifike ne ngjyrë pjeshke/kafe e lehtë. Ndjesi e lehtë pickimi në aplikim.
  • Lactic Acid 5% + HA – Solucion xhel me aromë specifike ne ngjyrë pjeshke/kafe e lehtë. Ndjesi e lehtë pickimi në aplikim.
  • Mandelic Acid 10% + HA – Serum pa ngjyrë i lëngshëm me një ndjesi të lehtë vajore.
  • Salicylic Acid 2% Masque – Pastë e zezë me mikro-grimca.
  • Salicylic Acid 2% Solution – Teksture xhel pa ngjyrë.
  • Multi Peptide Serum for Hair Density – Serum pa ngjyrë me teksturë të lehtë vajore.
  • B-Oil – Vaj jeshil me teksturë të rëndë dhe aromë marine, shishe kafe me mbrojtje UV.
  • 100% Cold Pressed Virgin Marula Oil – Vaj pa ngjyrë, shishe kafe me mbrojtje UV.
  • 100% Organic Cold Pressed Borage Seed Oil – Vaj i lehtë i verdhë me aromë të ngjashme me vajin e gatimi, shishe kafe me mbrojtje UV.
  • 100% Organic Cold Pressed Moroccan Argan Oil – Shishe kafe me mbrojtje UV.
  • 100% Organic Cold Pressed Rose Hip Seed Oil – Shishe kafe me mbrojtje UV.
  • 100% Organic Virgin Chia Seed Oil – Shishe kafe me mbrojtje UV.
  • 100% Organic Virgin Sea Buckthorn Oil – Shishe kafe me mbrojtje UV.
  • NMF + HA – Krem i bardhë.
  • Hyaluronic Acid 2% + Vitamin B5 – Serum me bazë uji pa ngjyrë me një ndjesi të lehtë ngjitjeje pasi thahet.
  • Marine Hyaluronics – Serum i ujshëm me aromë marine, përthithet pa ngjitje.
  • Amino Acids + B5 – Serum i lëngshëm me teksturë të lehtë vaji, ndjesi e lehtë pickimi kur e aplikon
  • 100% Niacinamide Powder – Pudër e bardhë e imët që shkrihet menjëherë në ujë.
  • Alpha Arbutin 2% + HA – Serum me teksturë të lehtë xheli, ndjesi ngjitëse e lehtë.
  • Caffeine Solution 5% + EGCG – Serum me bazë uji, ngjyrë kafe e lehtë, ndjesi ngjitëse, shishe me mbrojtje UV.
  • Niacinamide 10% + Zinc 1% – Serum me bazë uji, teksturë e lehtë xheli.
  • Buffet – Teksturë xheli e lehtë,ngjyrë e bardhë në gri, ndjesi e lehtë ngjitëse.
  • Buffet + Copper Peptides 1% – Serum xhel me bazë uji, ngjyrë blu e çelur.
  • Argireline Solution 10% – Serum i lëngshëm pa ngjyrë.
  • Matrixyl 10% + HA – Serum i lëngshëm pa ngjyrë.
  • Granactive Retinoid 2% Emulsion – Ngjyrë e verdhë e butë, serum me teksturë të lehtë kremoze.
  • Granactive Retinoid 2% in Squalane – Ngjyrë e verdhë e lehtë, teksturë e lehtë vaji.  Shishe me mbrojtje UV.
  • Granactive Retinoid 5% in Squalane – Ngjyrë e verdhë e lehtë, teksturë e lehtë vaji. Shishe me mbrojtje UV.
  • Retinol 0.2% in Squalane – Ngjyrë e verdhë, teksturë vaji, shishe me mbrojtje UV.
  • Retinol 0.5% in Squalane - Ngjyrë e verdhë, teksturë vaji, shishe me mbrojtje UV.
  • Retinol 1% in Squalane – Ngjyrë e verdhë e errët, teksturë vaji, shishe me mbrojtje UV.
  • Ascorbic Acid 8% + Alpha Arbutin 2% – Teksturë e lehtë vajore, ngjyrë e verdhë, ndjesi e lehtë pickimi në aplikim si me çdo vitaminë C.
  • Ascorbyl Glucoside 12%– Serum i lëngshëm, ndjesi e lehtë pickimi në aplikim si me çdo vitaminë C.
    Ascorbyl Isotetrapalmitate 20% + Vitamin F – Serum pa ngjyrë, teksturë vajore.
  • Ethylated Ascorbic Acid 15% Solution – Teksturë e lehtë vajore.
  • Magnesium Ascorbyl Phosphate 10% – Krem i butë me ngjyrë te lehtë kafe, arome e butë që të kujton pjekjen.
  • Vitamin C Suspension 23% + HA Spheres 2% – Krem i bardhë me mikro kokrriza, teksturë ngjitëse, ndjesi e lehtë pickimi në aplikim si me çdo vitaminë C.
  • Vitamin C Suspension 30% in Silicone  – Krem i bardhë, teksturë silikoni.
  • 100% Ascorbic Acid Powder – Pudër e imët e bardhë.

Të gjitha produktet dhe markat e listuara në dyqanin tonë janë origjinale!

Furnizimi kryhet direkt te prodhuesit ose te distrubutorët zyrtarë në Angli dhe Amerikë. Importi i produkteve kryhet në mënyrë të ligjshme, konform rregullave & ligjeve të importit.
Çdo produkt kalon kontrollin doganor duke garantuar origjinalitetin e markave që ne tregëtojmë.

Ju inkurajojmë që për çdo informacion në lidhje me produktet, të drejtoheni te burimet zyrtare të markave përkatëse për të shmangur dizinformimin që ndodh rëndomtë nga faqe e profile të pa-autorizuara në Instagram apo rrjete të ndryshme sociale.

Kjo është guida zyrtare nga DECIEM, kompania që prodhon The Ordinary.
Postimin origjinal, në gjuhën angleze e gjeni këtu!



More articles

Comments (0)

There are no comments for this article. Be the first one to leave a message!

Leave a comment

Please note: comments must be approved before they are published